Tetor 22, 2020 16:40 Europe/Tirane
  • Irani i dorëzon një notë proteste ambasadorit të Zvicrës

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka thirrur në prezencë ambasadorin e Zvicrës në Teheran i cili është mbrojtës i interesave të Amerikës në Iran dhe i ka dorëzuar një notë proteste ndaj pretendimeve të Uashingtonit për ndërhyrjen e Iranit në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte tha se zv/ministri i jashtëm i Iranit e ka thirrur në prezencë ambasadorin e Zvicrës të cilit i ka dorëzuar një notë proteste në lidhje me pretendimet e autoriteteve të Amerikës për ndërhyrjen e shteteve të tjera në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Khatibzade tha: “Irani duke hedhur poshtë pretendimet e përsëritura dhe raportet e falsifikuara të Uashingtonit, edhe një herë thekson se për Teheranin nuk ka kurrfarë rëndësie dhe dallimi se cili prej kandidatëve aktual hyn në Shtëpinë e Bardhë”.

Khatibzade shtoi: “Regjimi i Amerikës dhe aparati i inteligjencës dhe sigurisë së SHBA-ve që në dosjen e vet kanë historik të gjatë të ndërhyrjes dhe krijimit të trazirave në zgjedhjet e vendeve të tjera dhe tani janë ngujuar në botën e iluzioneve të veta, në prag të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës kanë paraqitur pretendime të pabaza për të çuar përpara projektin jodemokratik dhe skenarët e tyre të përcaktuara më parë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi: “Nuk është larg mendjes që projektuesit e skenarëve të tilla si fëmijët, kanë për qëllim të devijojnë vëmendjen e opinionit publik dhe të kryejnë veprime të dyshimta në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë”.  

Tags

Komente