Tetor 22, 2020 17:03 Europe/Tirane
  • Prania efikase e avionëve të ushtrisë së Iranit në manovrën “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 99”

Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit e vlerësoi pozitive dhe efikase pjesëmarrjen e avionëve të këtyre forcave në manovrën ushtarake speciale të mbrojtjes kundërajrore “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 99”.

Zyra informative e ushtrisë së Iranit njoftoi se gjeneral Aziz Nasirzade duke folur për zhvillimin e manovrës speciale të mbrojtjes kundërajrore “Mbrojtësit e Qiellit të Velajetit 99”, tha: “Pjesëmarrja e avionëve luftarakë sulmues dhe vëzhgues të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit në zemër të forcës sulmuese dhe kryerja e veprimeve taktike dhe mbrojtëse, ishin prej planeve që janë realizuar nga avionët F-4 dhe F-14 dhe e dronëve të forcave ajrore në këtë manovër”.

Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit duke theksuar nevojën e pjesëmarrjes së këtyre forcave në të gjitha manovrat ushtarake, shtoi: “Kjo është manovra e dytë e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit që u zhvillua gjatë këtij viti, do të thotë pas manovrës së përbashkët ushtarake “Dhulfikar 99””.

Vlen të theksohet se manovra ushtarake speciale për mbrojtjen kundërajrore “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 99” ka filluar dje në mënyrë të përbashkët mes forcave të Gardës Revolucionare dhe forcave të Ushtrisë së Iranit nën drejtimin dhe kontrollin operativ të bazës kundërajrore të Iranit në një sipërfaqe më të madhe se sa gjysma e Iranit.

Tags

Komente