Tetor 23, 2020 14:46 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk durojmë gabime ose kërcënime në kufijtë e përbashkët të Iranit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ka paralajmëruar se Irani nuk duron kurrfarë lloj gabimi ose kërcënimi në kufijtë e përbashkët të Republikës Islamike të Iranit me Armeninë dhe Republikën e Azerbajxhanit dhe do të përballemi në mënyrë të prerë dhe të ashpër me çfarëdo lloj kërcënimi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Abulfazl Shekarçi ka thënë: “Gjatë luftimeve ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë duke mosrespektuar ligjet ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë dhe interesat luftarake në kufijtë e vendit të tretë, disa predha kanë rënë brenda në territorin e Republikës Islamike të Iranit”.

Ai shtoi: “Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit duke forcuar kapacitetin mbrojtës përgjatë vijave kufitare të Iranit, deklarojnë se siguria e zonave kufitare dhe e popullit të Iranit është vijë e kuqe për dhe në lidhje me këtë çështjeje i paralajmërojmë të dy vendet e përfshirë në konflikt që të kenë kujdese me veprime luftënxitëse dhe gjithashtu ndaj veprimeve djallëzore të faktorëve të huaj. Problemet mes vete t’i zgjidhin me anë të dialogut dhe me moskujdesje në operacionet e tyre ushtarake, të mos rrezikojnë sigurinë e kufijve territorial të Republikës Islamike të Iranit dhe sigurinë e qetësinë e qytetarëve iranianë sepse kjo është vijë e kuqe e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit për të cilën nuk bëjmë kurrfarë tolerance ndaj askujt”.

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit theksoi: “Respektimi i fqinjësisë së mirë që bëhet nga ana e Iranit si dhe durimi i iranianëve nuk duhet të keqpërdoret, prandaj të dy vendet po i paralajmërojmë se do të reagojmë në mënyrë të ashpër ndaj çfarëdo lloj kërcënimi”.

Tags

Komente