Tetor 24, 2020 13:57 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik thekson nevojën për marrjen e vendimeve të prera kundër pandemisë Korona

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar nevojën për marrjen e vendimeve të prera, shtetërore, bindëse për opinionin publik dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave shtetërore dhe qytetarëve për t'u përballur me gjendjen e vështirë të pandemisë Korona.

Ajetuallah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e shtunë në takim me presidentin e shtetit dhe anëtarët e shtabit kombëtar për përballje me pandeminë Korona, ka vlerësuar pozitivisht punën e këtij shtabi deri më tani dhe duk vë në dukje mënyrën e administrimin të krizës së përballjes me virusin Korona në vendet e tjera, deklaroi: "Në disa vende si në Amerikë është zbatuar metoda më e keqe e administrimit, mirëpo ne duhet të bëjmë përpjekje me administrimin më të mirë të mundshëm të tejkalojmë këtë krizë të pandemisë Korona e cila prek jetën, shëndetin, sigurinë dhe ekonominë e njerëzve".

Ajetullah Khamenei shtoi: "Në mbarë vendin janë duke u kryer punë të mëdha dhe me ndihmën e Zotit asnjë ngjarje ose krizë nuk ka arritur të ndalë progresin e Republikës Islamike të Iranit, mirëpo këto pengesa që shkaktojnë ngadalësimin e progresit dhe zhvillimit, duhet të mënjanohen sa më shpejtë. Për të zbatuar në praktikë një administrim të drejtë dhe të përshtatshëm, duhet marrë vendime të prera dhe shtetërore, duhet bindur opinionin publik dhe duhet zhvilluar një bashkëpunim i përgjithshëm i strukturave shtetërore dhe gjithashtu i qytetarëve. Natyrisht ky bashkëpunim nuk duhet të kufizohet vetëm në luftën kundër pandemisë Korona, por duhet të përfshirë të gjitha çështjet sidomos çështjet politike, për arsye se vendi i cili ka një popull të fuqishëm, ka sistem të ri dhe fjalë të re për të thënë, prandaj është e natyrshme që të përballet me çështje të rëndësishme në nivelin vendor dhe ndërkombëtar".

Ajetullah Khamenei gjithashtu duke theksuar nevojën për unitet dhe solidaritet të brendshëm në vend, vuri në dukje veprimet e fundit të disa faktorëve në përballje me qeverinë dhe personalisht me presidentin e shtetit dhe tha: "Kritika është e ndryshme nga ofendimi i personalitetit. Sjellje të tilla që kanë për qëllim ofendimin e dikujt, janë pjesë e metodave të amerikanëve të cilat kanë skandalizuar veten nëpër debate dhe propaganda mediale deri në atë masë sa që analistë të ndryshëm politik të Amerikës pohojnë se bota po e shikon SHBA-në me syrin e frikës dhe poshtërimit".  

 

Tags

Komente