Tetor 25, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Forcat tokësore të ushtrisë së Iranit zhvillojnë stërvitje

Manovra ushtarake “Ashikane Vilajet 99” e forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit u zhvillua në rajonet kufitare në veriperëndim të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se manovra ushtarake “Ashikane Vilajet 99” e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit u zhvillua për 24 orë me qëllim të manifestimit të fuqisë dhe gatishmërisë luftarake dhe ngritjen e mobilizimit në rajonet publike në veriperëndim të Iranit dhe përfundoi me sukses.

Në këtë stërvitje ushtarake speciale teknike njësitë e këmbësorisë, inxhinierisë, të dronëve dhe artilerike kanë mbështetur brigadën sulmuese për të realizuar objektivat e përcaktuara në këtë stërvitje 24 orësh.

Gjeneral Kejomars Hejdari, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit, ditën e diele gjatë zhvillimit të kësaj manovre, deklaroi: “Forcat tokësore të ushtrisë së Iranit me moralin e vetë të lartë të sulmit, kanë zhvilluar plotësisht në mënyrë objektive manovrën “Ashikane Vilajet 99”. Këto forca kanë gatishmëri të lartë që në kohën sa më të shkurt të mundshme të shkatërrojnë çfarëdo lloj agresioni ose kërcënimi të mundshëm ndaj territorit të Republikës Islamike të Iranit”.

 

Tags

Komente