Tetor 26, 2020 12:17 Europe/Tirane
  • Iran, vdesin 337 persona si pasojë e virusit Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 574.856 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 337 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 32.953 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 5.960 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 574,856 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 337 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 32.953 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 459.250 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.982 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 4.753.357 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.

Tags

Komente