Tetor 26, 2020 13:01 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri: Nëase amerikanët fillojnë luftën, ata nuk do ta përfundojnë atë

Shefi Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit duke thënë se nëse amerikanët fillojnë ndonjë luftë kundër Iranit, atëherë përfundimi i saj nuk do të jetë me ata, theksoi: “Prandaj, pikërisht për këtë arsye lufta ushtarake e Amerikës është bërë me anë të forcave zëvendësuese në mënyrë që të mos ekzistojnë kurrfarë gjurmë të Amerikës”.

Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, ditën e hënë në një ceremoni në Teheran, vuri në dukje se nga aspekti i forcës mbrojtëse dhe parandaluese, gatishmërisë ushtarake dhe unitetit, forcat e armatosura të Iranit ndodhen në gjendjen më të mirë, ndërsa shtoi: “Shumë herë është vërtetuar se armiku nëse do të ndjejë dobësi në qëllimin e vet, atëherë në agresion nuk ka kurrfarë dyshimi. Revolucioni Islamik i Iranit arriti në fitore në një rajon jashtëzakonisht të ndjeshëm në botë. Një fuqi ose një superfuqi e cila mund ta vendosë sundimin e vet në këtë rajon, ajo fuqi do të vendoset në kryer të fuqisë botërore”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit gjithashtu vuri në dukje daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve të padrejta kundër popullit të Iranit dhe tha: “E gjithë bota pohon se Irani ka zbatuar zotimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje, mirëpo pavarësisht kësaj, amerikanët kanë dalë nga marrëveshja bërthamore dhe po ndjekin politikën e shtimit të sanksioneve dhe presionit maksimal kundër popullit të Iranit. Qëllimi i armiqve është plotësisht i qartë për Iranin. Armiku dëshiron që populli i Iranit të pranojë strategjitë dhe politikat imponuese të Amerikës. Mirëpo Irani po ndjek qasjen e rezistencës aktive dhe kërcënimet e armikut i ka shndërruar në raste për zhvillim”.

Tags

Komente