Tetor 26, 2020 13:22 Europe/Tirane
  • Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit dënojnë deklaratat ofenduese të Macron

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, kanë dënuar deklaratat ofenduese të presidentit francez ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit ditën e hënë duk vë në dukje armiqësinë e liderëve të mosbesimit me mesazhin dritëdhënës të Islamit, kanë deklaruar: “Bota gjatë ditëve të fundit se si qeveria e Francës duke mbështetur një veprim anti-njerëzor të një prej revistave të këtij vendi në ofendimin ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., kanë vërtetuar natyrën e tyre djallëzore. Këto deklarata ofenduese janë pjesë të një komploti të madh për ta ngadalësuar përhapjen e shpejtë të fesë Islame në Francë gjë që ka shqetësuar në masë të madhe qeverinë e këtij vendi e cila është tmerruar aq shumë sa që ka kryer një krim të tillë”.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit sjellje të tilla që bëhen me pretekst të lirisë së shprehjes, i kanë konsideruar padrejtësi dhe dhunë më të madhe ndaj lirisë dhe kanë thënë: “Myslimanët e botës të unifikuar e bashkuar mes vete do të qëndrojnë përball mosbesimit botëror dhe do ta përhapin mesazhin paqësor të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në të gjithë botën”.

Tags

Komente