Tetor 26, 2020 14:11 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk do ta harrojmë bashkëpunimin e Amerikës me virusin Korona

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje vazhdimin e sanksioneve të Amerikës kundër popullit të Iranit me gjithë përhapjen e virusit Korona dhe theksoi se Amerika ka çuar në nivel të lartë presionin maksimal në fushën e terrorizmit shëndetësor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e hënë me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Në çdo vend është vërtetuar se virusi Korona është vdekjeprurës, shkatërrues dhe i pamëshirshëm, mirëpo për shkak se ky virus ka një bashkëpunëtor vrasës siç është Amerika, në Irak ka krijuar një gjendje edhe më të keqe. Amerika ka çuar në nivel të lartë presionin maksimal në fushën e terrorizmit shëndetësor dhe populli i Iranit në kohën kur po lufton kundër kësaj pandemie të rrezikshme, po përballet edhe me sanksionet çnjerëzore të Amerikës. Populli i Irani më në fund do të ngadhënjejë mbi këto rrethana të vështira, por kurrë nuk do t’i harrojë këto sanksione”.

Kohë më parë Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, me anë të një letre dërguar për sekretarin e përgjithshëm të OKB, ka theksuar nevojën për heqjen e të gjitha sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës kundër Iranit dhe ka thënë: “Me gjithë kapaciteteve shkencore të sistemit shëndetësor të Iranit, sanksionet dhe parakushtetet e Amerikës për ndalimin e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, po i përball me pengesa serioze përpjekjet për ta luftuar virusin Korona në Iran”.  

Tags

Komente