Tetor 26, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Islamofobia e Francës përshpejton rënien e pashmangshme të SHBA-së dhe Izraelit

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë dënuar me forcë mbështetjen e zyrtarëve francezë për karikaturat fyese kundër Profetit të Islamit, duke theksuar se projekti Islamofob i Francës vetëm përshpejton rënien e pashmangshme të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, IRGC tha se projekti i Islamofobisë ka hyrë në një fazë të re pasi revista franceze Charlie Hebdo ribotoi karikaturat fyese të Profetit Muhamed (savs) dhe "presidenti idiot dhe aventuresk" i Francës e mbështeti atë veprim. IRGC vuri në dukje se ky veprim provon "një kontradiktë të madhe në Perëndim, veçanërisht në një vend si Franca, që pretendon të jetë pionier i të ashtuquajturës liri e shprehjes në Evropë, dhe i cili po përpiqet të fshehë dështimin në parandalimin e progresit të Islamit dhe në pengimin e tendencës në rritje të qytetarëve perëndimorë drejt Islamit. Ndërsa dënonte me forcë këtë veprim anti-islamik, deklarata e IRGC vuri në dukje se ky është një "projekt i dështuar, i cili megjithatë do të përshpejtojë rënien e pashmangshme të Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist".  "Udhëheqësit e sistemit hegjemonist dhe sionist, të cilët janë sponsorët kryesorë të grupeve ekstremiste dhe takfiriste ... nuk do të jenë në gjendje të çlirojnë Perëndimin çnjerëzor e të goditur nga kriza nga bataku i prodhuar nga vetë ata, dhe pa dyshim, ata do të marrin përgjigje të përshtatshme nga Umeti Islam në një të ardhme jo shumë të largët, e cila nuk do të kufizohet vetëm në bojkotimin e produkteve franceze dhe protestat në rrugë, " thuhet në deklaratën e IRGC.

 

Tags

Komente