Tetor 27, 2020 16:05 Europe/Tirane
  • Erakçi nis turneun rajonal për konfliktin në Nagorno Karabak

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për një turne rajonal të zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Baku, Irevan, Moskë dhe Ankara për të çuar përpara iniciativën e Iranit për zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabak.

Zyra për informim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të martën bëri të ditur se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme dhe në rolin e të dërguarit special të Iranit, do të zhvillojë vizita në vendet e rajonit për të diskutuar në lidhje me iniciativën e Iranit për zgjidhjen e konfliktit në rajonin Nagorno Karabak dhe për t'i dhënë fund luftimeve mes Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka thënë: "Zotëri Erakçi përveçse do të zhvillojë një vizitë në zonat kufitare të Iranit me Armeninë dhe Republikën e Azerbajxhanit ku do të informohet në lidhje me zhvillimet më të fundit frontale, do të shkojë në Baku, Moskë, Irevan dhe Ankara".

 

Tags

Komente