Tetor 27, 2020 16:16 Europe/Tirane
  • Të enjten fillon konferenca ndërkombëtare për Unitetin Islamik

Sesioni i 34-të i konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik do të fillojë punimet të enjten në Teheran me temë "bashkëpunimet islame në përballje me fatkeqësi të ndryshme" dhe do të zhvillohet në formë virtuale me lidhje të drejtpërdrejta.

Hoxhetul-Islam Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, ditën e martë foli në lidhje me detajet e zhvillimit të sesionit të 34-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islam dhe tha: "Kjo konferencë do të fillojë ditën e enjte dhe do të vazhdojë deri të martën e ardhshme më 3 nëntor. Në sesionin e 34-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islam, do të marrin pjesë me fjalimet e tyre 167 mendimtarë të ftuar nga 47 vende dhe 120 mendimtar iranianë në kuadër të personaliteteve të dalluara të botës islame dhe aktivistë të unitetit dhe afrimit të medhëhebeve islame".

Hoxhetul-Islam Hamid Shahrjari shtoi: "Kemi parashikuar që gjatë sesionin të 34-të të kësaj konference ndërkombëtare do të mbajnë fjalimet dhe shprehin mendimet e tyre rreth 350 mendimtar dhe kjo është hera parë që krijohet një sferë kaq e gjerë për mendimtarët të shprehin idetë e tyre në lidhje me çështjet më të rëndësishme të botës islame".

Shahrjari gjithashtu tha se përurimi i dy librave në lidhje me Palestinës, hapja e "Radio Uniteti" dhe ofrimi i njëmijë artikujve në faqen informative të Unitetit; konsiderohen programe të tjera që do të realizohen gjatë punimeve të kësaj konference.

Tags

Komente