Tetor 28, 2020 19:50 Europe/Tirane
  • Protesta para ambasadës së Francës në Teheran

Sot, 28 tetor 2020, dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë të kryeqytetit iranian u mblodhën përpara Ambasadës Franceze në Teheran për të protestuar kundër skemës djallëzore të Francës për të fyer Profetin fisnik të Islamit, Kuranin dhe pasuesit e të gjitha feve hyjnore.

Protesta u organizua në përputhje me protokollet shëndetësore në lidhje me kufizimet shoqërore të pandemisë së COVID-19. Protestuesit kërkuan dëbimin e ambasadorit francez nga Irani. "Ne i kërkojmë Ministrisë së Jashtme të dëbojë ambasadorin francez në mënyrë që t'i japë një përgjigje adekuate deklaratave të urryera të presidentit francez", lexohet në deklaratën e lëshuar nga organizatorët. Protestuesit brohorisnin parulla kundër politikave anti-myslimane të Shteteve të Bashkuara dhe Francës por gjithashtu edhe kundër Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe dogjën fotot e tij si dhe flamurin Francez për të shprehur zemërimin e tyre kundër politikave anti-islamike të Parisit.

 

Tags

Komente