Tetor 28, 2020 19:51 Europe/Tirane
  • Fillimi i Javës së Unitetit dhe urime për ditëlindjen e Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të)

Nesër (e enjte), dymbëdhjetë Rabi al-Aval, i vitit 1442 hixhri kameri, që përkon me 29 tetor 2020, sipas një transmetimi, është përvjetori i lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (Paqja e Allahut qoftë mbi të), Profetit të Shenjtë të Islamit dhe kjo ditë shënon fillimin e Javës së Unitetit.

Sunitët e konsiderojnë dymbëdhjetë Rabi al-Avalin dhe Shiitët ditën e shtatëmbëdhjetë të këtij muaji si përvjetorin e lindjes së Profetit të Shenjtë të Islamit (Paqja e Zotit qoftë mbi të). Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte predikues i unitetit në botën islame, e përdori këtë çështje për të bashkuar grupet islame, duke e quajtur distancën midis dy datave (12-17 Rabi al-Aval) "Java e Unitetit". Kjo javë është një mundësi e mirë për të shqyrtuar më me kujdes nevojën për unitet dhe solidaritet në botën islamike, veçanërisht në këtë kohë trazirash. Në fillim të Javës së Unitetit, e cila është zbukuruar me lindjen e Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të), Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit i uron të gjithë muslimanët në të gjithë botën për këtë përvjetor të bekuar.

 

Tags

Komente