Tetor 28, 2020 19:52 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Iranit mbi ofezat e Macron: A janë të njëjta liria e shprehjes dhe fyerja?

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei i nxiti të rinjtë francezë të vënë në dyshim të ashtuquajturën "logjikë" që justifikon mbështetjen e Presidentit francez Emanuel Macron për fyerjet kundër Profetit të Islamit (savs) në emër të "fjalës së lirë".

Duke ju drejtuar të rinjve francezë në një deklaratë të Mërkurën, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i këshilloi ata duke thënë: "Pyeteni presidentin tuaj pse ai mbështet fyerjet ndaj Profetit të Zotit në emër të lirisë së shprehjes!" "A do të thotë liria e shprehjes fyerje, veçanërisht të një figure të shenjtë?", pyeti Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i quajti deklaratat fyese dhe anti-islame të kreut të shtetit francez një "akt idiot" që shërbeu për të sulmuar logjikën e vetë njerëzve, të cilët e kanë votuar atë në pushtet. Ajetollah Khamenei, ndërkohë, pyeti se si mund të shpjegohet - nga këndvështrimi i Francës – se vënia në pikëpyetje e Holokaustit ishte "një krim" që garantonte burgim, ndërsa fyerja e Profetit Muhamed (savs) mund të lejohej! Ajetollah Khamenei shtoi: "Pyetja tjetër që kam për të bërë është: pse është krim të ngresh dyshime për Holokaustin? Pse duhet të burgoset dikush që shkruan për dyshime të tilla,  ndërsa fyerja e Profetit (s.a.v.s) është e lejueshme?"

 

Tags

Komente