Tetor 29, 2020 09:23 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Liderit të Revolucionit Islamik për të rinjtë francezë

Lideri suprem i revolucionit islamik në një mesash dërguar të rinjve francezë prej tyre ka kërkuar që të pyesin presidentin e Francës së përse mbështet ofezat ndaj profetit dhe ato i konsideron liri e shprehjes.

Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij deklaroi: A është kjo liri e shprehjes. Armiqësi dhe ofendim ndaj atyre figurave që janë të shenjta dhe të ndritura? A nuk është kjo një veprim i marrë dhe ofendim ndaj logjikës së një kombi që e ka zgjedhur atë si president. Lideri suprem në një pyetje tjetër nga të rinjtë francezë kërkoi të parashtrojnë pyetjen se përse dyshimi mbi holokaustin është krim. Përse dikush që shkruan për këtë duhet të shkojë në burg ndërsa dikush që ofendon profetin qëndron i lirë. Deklarata e presidentit francez e cila konfirmon karikaturën ofenduese kundër profetit të islamit ka ngjallur irritimin e myslimanëve në të gjithë botën. Ofezat ndaj profetit të nderuar të islamit janë përsëritur disa herë në Francë dhe janë justifikuar me pretekstin e lirisë së shprehjes. Disa  vende perëndimore mes tyre Franca në kuadër të demokracisë dhe lirisë së shprehjes përpilojnë politikat dhe interesat e tyre politike. Islamofobia në perëndim po ndiqet nga Franca në një kohë kur Islami është feja e mëshirës, paqes dhe miqësisë. Profeti i nderuar i islamit është pika e lidhjes së myslimanëve dhe respektohet nga të gjitha fetë hyjnore. Respektimi i feve hyjnore është një temë e diskutuar për dashamirësinë, mirëbesimin dhe paqen mes ndjerëve. Ekstremizmit dh radikalizmi në çdo fe është i dënuar mirëpo të tilla veprme nuk duhet të përdoren si mjete për të plotësuar interesat politika të funksionarëve francezë. Ofezat e presidentit francez ndaj profetit të nderuar të islamit që janë bërë me pretekstin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtës e mendimit, nuk janë aspak të justifikueshme dhe ato nuk ndihmojnë në bashkëjetesën mes ndjekësve të feve të ndryshme. Në këtë kuadër kardinal Mar Luise Rafael Sako prift i kishës Keldani në Irak me anë të një deklaratë ka thënë se të gjitha fetë duhet të bazohen tek mirësia, bashkëpunimi paqja dhe mirëbesimi mes njerëzve dhe jo të bëhen shkak për rritjen e urrejtjes dhe dhunës. Sjellja e Presidentit të Francës ndaj myslimanëve nuk miratohet nga asnjë fe dhe madje shkakton shqetësim në botë. sjellja e dyfishtë e Macron në ushtrimin e lirisë së tij të fjalës si president i Francës është mosrespekt ndaj logjikës së kombit që e votoi atë, sepse liria e shprehjes nuk do të thotë fyerje e feve të tjera. Interesante është se mbrojtja e presidentit francez për botimin e Charlie Hebdo për një karikaturë fyese të Profetit të Shenjtë të Islamit (a.s.) vjen në një kohë kur çdokush në shoqërinë franceze ndiqet penalisht nëse ai trajton disa çështje historike siç është Holokausti. Perëndimi dhe në veçanti Franca, ka mbajtur qasje dominuese në këtë drejtim dhe në dritën e kësaj politike, disa vende perëndimore kanë përcaktuar strategjinë e tyre ndaj botës islamike duke bërë që  islamofobia të jetë një parim kryesor.

 


 

Tags

Komente