Tetor 29, 2020 14:12 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Ofenduesit ndaj Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., nuk kuptuan asgjë nga virtytet njerëzore

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në ceremoninë e hapjes së konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islam, deklaroi se çfarëdo lloj ofendimi ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ndaj Kur’anit të shenjtë, konsiderohet ofendim ndaj të gjithë profetëve dhe librave qiellor dhe çdo person ose lëvizje që kryen një krim të tillë, kuptohet se nuk ka kuptuar asgjë nga virtytet e larta njerëzore dhe morale.

Muhamed Ghalibaf theksoi: “Të përbashkëtat e Umetit Islam janë aq shumë të mëdha sa që nuk ekziston kurrfarë preteksti dhe arsyeje për përçarje dhe konflikte. Çështja e Palestinës vazhdon të mbetet çështja e parë dhe prioriteti i parë i botës islame dhe mbështetja ndaj idealit të Palestinës dhe ndaj Kodsit të shenjtë, është lidhje e fuqishme mes të gjithë myslimanëve anë e mbanë botës. Anashkalimi i boshtit të Unitetit Islam dhe normalizimi i marrëdhënieve me regjimin fals, terrorist dhe uzurpues sionist është bazë për krijimin e përçarjes mes Umetit Islam. Me padyshim se normalizimi i marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin sionist përveçse është një tradhti i hapur ndaj idealeve të Palestinës, nuk do të ushtrojë kurrfarë ndikimi mbi vullnetin e rezistencës dhe të popullit autokton të Palestinës për realizimin e të drejtave legjitime të tij. Nëse do të zhduket dora e nxitjes së mosmarrëveshjeve në botën islame, atëherë rreth 2 miliardë myslimanë jo vetëm që nuk do të kenë kurrfarë problemi me njëri-tjetrin, por ata do të mbështesin njëri-tjetrin në të gjitha aspektet”.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në fund deklaroi: “Sot Republika Islamike e Iranit me bindje të thellë dhe me krenari, ka manifestuar në veprim një model të mirëkuptimit dhe të bashkëjetesës paqësore së bashku me respektin reciprok mes ndjekësve të shkollave dhe medhhebeve islame”.

Tags

Komente