Tetor 29, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Pjesët më të fuqishme të Mbrojtjes Ajrore iraniane tashmë janë vendosur në kufijtë veriperëndimorë

Komandanti i Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë Iraniane njoftoi se pjesët më të fuqishme Mbrojtjes Ajrore iraniane tashmë janë vendosur dhe stacionuar në kufijtë veriperëndimorë të vendit.

“Bazat e mbrojtjes ajrore të stacionuara në kufijtë veriperëndimorë të vendit tonë, si dhe në 3,700 vende të tjera në të gjithë Iranin, monitorojnë të gjitha aktivitetet 24 orë në ditë. Që nga fillimi i konfliktit të Nagorni-Karabakut, ne kemi vendosur sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në kufijtë e provincave veriperëndimore dhe po monitorojmë me kujdes qiellin e këtij rajoni. Siguria e qiejve të Iranit është vija e kuqe e mbrojtjes ajrore të ushtrisë dhe ne kurrë nuk bëjmë shaka për mbrojtjen e kufijve të vendit dhe ky është një paralajmërim për palët ndërluftuese në rajonin e Nagorni-Karabakut ”, deklaroi Gjeneral Brigade Sabahifard pa folur për njësitë e blinduara dhe të mekanizuara iraniane të vendosura në kufij. Sidoqoftë, kjo mund të jetë zemra e strategjisë ushtarake kaukaziane të Iranit. Që prej një muaji, Nagorni-Karabak ka qenë skena e një veprimi të amplifikuar të dronëve turq dhe izraelitë të cilët, kanë arritur të shkatërrojnë Mbrojtjen Ajrore Armene dhe këto zhvillime e kanë detyruar Iranin të reagojë me urgjencë.

 

Tags

Komente