Tetor 30, 2020 07:14 Europe/Tirane
  • Eragçi: Propozimi i Iranit mund të hapë rrugën për paqe midis Bakusë dhe Jerevanit

Sejed Abbas Eragçi, i Dërguari Special i Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, theksoi se tani është një kohë shumë kritike dhe një vendim duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur për të vendosur paqen midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë. "Propozimi i Iranit mund të hapë rrugën për paqe," tha ai.

Sipas IRNA të Premten në mëngjes, Eragçi arriti në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë, pasi të enjten në mbrëmje pati takime dhe konsultime me zyrtarë të Republikës së Azerbajxhanit dhe Rusisë. Duke arritur në Jerevan, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit u tha gazetarëve se ai kishte "bisedime shumë intensive dhe të frytshme në Baku dhe Moskë" dhe se do të negocionte me autoritetet armene për të gjetur një zgjidhje për paqen. "Irani është fqinj i Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë," tha Eragçi. "Qytetarët e të dy vendeve në Iran jetojnë në paqe dhe qetësi me bashkatdhetarët e tyre iranianë dhe pozicioni i Teheranit ka qenë gjithmonë një pozicion i ekuilibruar." Seyyed Abbas Eragçi tha: Nisma e Republikës Islamike të Iranit synon një paqe të qëndrueshme në rajon. Përleshjet midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin Nagorni-Karabak kanë rinisur që nga 27 shtatori, duke vrarë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Tags

Komente