Tetor 30, 2020 15:15 Europe/Tirane
  • Pas mesazhit për të rinjtë francez, Instagrami i mbyll faqen liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Rrjeti social Instagram ka mbyllur faqen zyrtare në gjuhën franceze të zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në mbrëmje me anë të një mesazhi të shkurt drejtuar të rinjve francezë nëpërmjet rrjeteve sociale, u ka kërkuar atyre që ta pyesin presidentin e tyre “për çfarë arsye po mbështet ofendimin ndaj një profeti të Zoti dhe këtë veprim po e konsideron liri të shprehjes, ndërsa krijimi i dilemave në lidhje me Holokaustin në atë vend konsiderohet krim dhe nëse dikush paraqet dilema të tilla, duhet të shkojë në burg?”

Aktualisht është hapur faqja e re e zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në gjuhën franceze në Instagram dhe është aktive me adresën instagram.com/fr.Khamenei.ir si zëvendësim i faqes së mëparshme të mbyllur.

Tags