Lideri Suprem fal dhe redukton dënimet për 3,780 të burgosur
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei ka falur ose reduktuar dënimet e një numri të madh të të burgosurve iranianë.
Të Mërkurën, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ra dakord me një kërkesë nga Shefi i Gjyqësorit të Iranit, Ibrahim Raisi për të falur ose ulur dënimet e 3,780 të burgosurve që përfitojnë nga rrethanat lehtësuese. Ajetollah Khamenei e publikoi këtë amnisti me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s) dhe Imamit të gjashtë të myslimanëve shi'itë, Imam Xha'afar Sadik (a.s). Lideri Suprem i Revolucionit Islamik rregullisht lëshon verdikte të tilla me rastin e festave të ndryshme fetare ku një prej tyre është "Java e Unitetit Islamik" me qëllim për të promovuar unitetin midis myslimanëve.