Nëntor 08, 2020 12:44 Europe/Tirane
  • Zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik reagon ndaj fitores së Biden në Amerikë

Zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar ndaj humbjes së Donald Trump dhe fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Llogaria në gjuhën e angleze në Twitter e zyrës informative të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka shkruar se situata në Amerikë dhe ajo çfarë pohojnë vetë ata në lidhje me zgjedhjet, është vetëm një shfaqje.

Në vazhdim të këtij mesazhi thuhet: “Ky është vetëm një shembull i keq i liberla-demokracisë në Amerikë dhe pavarësisht rezultatin se çfarë ka dalë, një gjë ka qenë plotësisht e qartë dhe ajo është rënia e sigurt politike, qytetare dhe morale e regjimit të SHBA-ve”.

Tags