Nëntor 09, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Liderit Suprem në Twitter në reagim ndaj humbjes së Trump

"Situata në Shtetet e Bashkuara dhe ajo që ata thonë për zgjedhjet e tyre është një spektakël!"

Zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar ndaj humbjes së Donald Trump dhe fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Llogaria në gjuhën e angleze në Twitter e zyrës informative të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka shkruar se situata në Amerikë dhe ajo çfarë pohojnë vetë ata në lidhje me zgjedhjet, është vetëm një shfaqje. Në vazhdim të këtij mesazhi thuhet: “Ky është vetëm një shembull i keq i liberla-demokracisë në Amerikë dhe pavarësisht rezultatin se çfarë ka dalë, një gjë ka qenë plotësisht e qartë dhe ajo është rënia e sigurt politike, qytetare dhe morale e regjimit të SHBA-ve”. Mediat e SHBA duke përfshirë CNN, Fox Neës, CBS, The Associated Press dhe The New York Times njoftuan të Shtunën në mbrëmje (më 7 nëntor) se Joe Biden kishte fituar 290 vota elektorale, duke e mundur Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ajo që është e sigurt është se, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, natyra e vërtetë e politikës amerikane është arroganca dhe dominimi. Kjo politikë nuk do të rezultojë me ndryshimet e dukshme në fatin politik amerikan në orbitën e pushtetit dhe ndarjen e pushtetit midis dy rrymave dominuese. Realitetet e së kaluarës dhe të tashmes tregojnë se ajo që konsiderohet një ndryshim në politikën amerikane; Nuk është asgjë më shumë sesa një ndryshim i dukshëm në metodat dhe strategjitë e burrështetasve amerikanë. Për këtë arsye, këto ndryshime nuk kanë dhe nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve globale, shumica e të cilave janë rezultat i totalitarizmit dhe hegjemonisë amerikane.  Padrejtësia, diskriminimi dhe imponimi i luftës dhe materializmi ekstremist janë tipare të pandryshueshme të politikës amerikane. Kësaj liste i duhet shtuar edhe zbrazëtia e pretendimit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara.  Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Martën e kaluar në një fjalim të drejtpërdrejtë dhe televiziv, në përvjetorin e bekuar të lindjes së Profetit Muhamed Mustafa (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe lindjes së Imam Xhafar Sadikut (paqja e Zotit qoftë mbi të), duke iu referuar polemikave dhe sjelljeve anormale dhe skandalit zgjedhor në Amerikë tha; Ata e konsideruan këtë situatë si një shembull të imazhit të shëmtuar të demokracisë liberale dhe thanë: "Pavarësisht se kush do të vijë në pushtet në Amerikë, situata aktuale tregon një rënie të rëndë civile, politike dhe morale në Amerikë dhe kjo është një çështje që theksojnë mendimtarët në Amerikë dhe që e pranojnë atë. Ai theksoi se një sistem i tillë politik është drejt shembjes dhe shkatërrimit dhe tha: Sigurisht, nëse disa vijnë në pushtet, ky shkatërrim do të ndodhë më shpejt dhe nëse të tjerët vijnë në pushtet, mund të vonohet pak, por fati i shkatërrimit është i pashmangshëm. Zyrtarët amerikanë në mënyrë të përsëritur kanë treguar se nuk kursejnë asnjë veprim për të mbrojtur interesat e tyre të paligjshme, edhe nëse është e nevojshme përdorimi i krimit kundër njerëzimit, si përdorimi i armëve bërthamore. Për 41 vitet e fundit, amerikanët kanë kërcënuar, sanksionuar dhe mbështetur regjimin kriminal të Sadamit me armë kimike në luftën e imponuar dhe më pas duke mbështetur vandalët dhe me anë të të ashtuquajturave metoda përmbysëse në formën e luftës së butë dhe duke terrorizuar dhe mbështetur terroristët dhe madje duke penguar qasjen e Iranit në ilaçe dhe pajisje mjekësore gjatë periudhës së vështirë të shpërthimit të Koronavirusit, ata bënë çmos për të goditur kombin iranian. Mesazhi i Liderit Suprem në fakt është një kujtesë e të gjitha këtyre fakteve që tregojnë se natyra e Amerikës deri më tani nuk ka ndryshuar nga e kaluara dhe në këtë pikë efektet e të njëjtave sjellje dhe tipare të shëmtuara janë zbuluar nga brenda imazhit të shëmtuar të demokracisë liberale në Shtetet e Bashkuara.

Tags