Nëntor 22, 2020 19:56 Europe/Tirane
  • Irani i reziston presionit maksimal të Uashingtonit ndërsa fuqia amerikane po zbehet

Kryekomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se kombi iranian vazhdon t'i rezistojë fushatës së ashtuquajtur "presion maksimal" të Uashingtonit, ndërsa SHBA-ja po humbet fuqinë dhe ndikimin e saj brenda dhe jashtë kufijve të saj.

"Sot, duke ndjekur mësimet e Kuranit, kombi iranian ka zgjedhur të qëndrojë i durueshëm dhe t'u rezistojë të gjitha presioneve maksimale të ushtruara mbi të nga administrata amerikane dhe ky është vetëm fillimi për një komb, i cili kurrë nuk i ka besuar armikut të tij shtypës madje as për një sekondë”, tha të Dielën Gjeneral Major Husein Salami ndërsa foli në një ceremoni në Teheran. Më tej në fjalën e tij, komandanti i IRGC tha: "Kombi iranian po i reziston të gjitha llojeve të presionit maksimal, sepse fuqia e tij për të rezistuar është shumë më e madhe sesa presionet e vendosura mbi të .... Armiku ka vënë në shënjestër shëndetin e popullit iranian, sigurinë dhe jetesën e njerëzve ... dhe iranianët janë saktësisht të vetëdijshëm për këtë realitet dhe po qëndrojnë kundër armikut me të gjitha forcat e tyre ". "Aktualisht, ne jemi dëshmitarë të realitetit që ... Shtetet e Bashkuara, si simboli i fuqisë së Perëndimit, janë në rënie dhe ky realitet është i pamohueshëm," tha Gjeneral Majori Salami, duke shtuar: "SHBA po shpërbëhet nga brenda ... dhe fuqia dhe ndikimi i saj janë zvogëluar shumë jashtë kufijve të saj".

 

Tags