Nëntor 23, 2020 15:20 Europe/Tirane
  • Forcat vullnetare “Basixh”, kapital i madh i Revolucionit Islamik kundër komploteve

Me rastin e fillimit të Javës së Basixhve, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat vullnetare Basixh janë një kapital i madh i Revolucionit Islamik të Iranit për neutralizimin e komploteve të armiqve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit në një deklaratë, duke uruar përvjetorin e themelimit të forcave vullnetare Basixh me urdhrin e Imam Khomejnit (ra), këto forca i ka quajtur një kapital i madh i Revolucionit Islamik dhe ka thënë: “Sot forcat vullnetare Basixh janë më shumë se sa një forcë mbrojtëse për t’u përballur me kërcënimet e forta dhe duke prezantuar kapacitetet dhe aftësitë e gjithanshme dhe shumë funksionale të veta, këto forca konsiderohen kapital i madh i Revolucionit Islamik të Iranit për neutralizimin e komploteve të forta, gjysmë të forta dhe luftës së butë të armiqve, si dhe për zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e sfidave të ndryshme të vendit. Prania aktive dhe me ndikim në ngjarjet dhe rrethanat e ndjeshme dhe në skena të ndryshme është nevojë e vendit dhe shoqërisë dhe konsiderohet shenjë e racionalizmit, maturisë dhe aftësisë së forcave Basixh në njohjen e kohës së duhur”.

Vlen të theksohet se Imam Khomejni më 26 nëntor të vitit 1979, dha urdhrin për formimin e organizatës së forcave Basixh të Iranit.

Tags