Nëntor 23, 2020 15:30 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Irani mbështet përpjekjet e OKB për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Irani mbështet përpjekjet e OKB dhe veprimet që ndihmojnë ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe përpjekjet për kthimin e sigurisë së qëndrueshme në Siri.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, në takim me Geir Pedersen, të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë, ka thënë se disa grupe të rrezikshme terroriste po bëjnë përpjekje që duke ndryshuar emrin e vet, të dalin nga lista e zezë terroriste e OKB dhe shtoi: “Irani vazhdon të mbështesë fuqishëm Sirinë dhe sigurinë e këtij vendi të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme dhe duke theksuar në gjykimin e paanshëm ndaj Sirisë, mbështet përpjekjet konstruktive të OKB për të ndihmuar Sirinë”.

Amir Abdulahjan gjithashtu i ka quajtur të padrejta dhe të paligjshme sanksionet e vendosura kundër Sirisë sidomos në fushën e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe artikujve ushqimorë dhe ka theksuar nevojën e domosdoshme për të marrë masa për heqjen e këtyre sanksioneve çnjerëzore.

Geir Pedersen, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë në këtë takim ka vlerësuar lartë veprimet dhe iniciativat e Iranit në luftën kundër terrorizmit në Sirisë dhe duke vë në dukje ndihmat humanitare dhe mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për kthimin e refugjatëve të shpërngulur sirian në shtëpitë e tyre, ka thënë: “Ne duhet të marrim shumë serioz çështjen e Sirisë, gjendjen e të drejtave të njeriut dhe gjendjen e refugjatëve sirianë”.

Tags