Nëntor 23, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Vlera e tregtisë së jashtme të Iranit arriti më shumë se 44 miliardë dollarë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Iranit tha se vlera totale e tregtisë së jashtme të Iranit në tetë muajt e fundit ka arritur në 44 miliardë e 600 milion dollarë.

"Vlera totale e tregtisë së jashtme të Iranit në tetë muajt e fundit është 97.7 milion ton mallra me vlerë 44.6 miliardë dollarë," tha të hënën Mehdi Mirashrafi, drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Iranit, sipas agjencisë së lajmeve IRIB. Importet e mallrave gjatë kësaj periudhe ishin 23 miliardë e 100 milion dollarë, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për nga pesha dhe vlera u ulën përkatësisht me 18 përqind. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Iranit shtoi: Në sektorin e eksportit, janë eksportuar më shumë se 75 milion ton mallra me vlerë 21 miliardë e 500 milion dollarë, e cila është ulur me 14% në peshë dhe 19% në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Lidhur me statistikat e tranzitit të mallrave nga Irani, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Iranit gjithashtu tha: Në tetë muajt e kaluar, 4 milion e 471 mijë tonë mallra u tranzituan nga Irani në vendet e tjera fqinje, çka është ulur me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Tags