Nëntor 23, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Gjeneral Brigade Hatami: Destrojeri iranian Dena do të zbulohet në të ardhmen e afërt

Ministri iranian i Mbrojtjes njoftoi zbulimin dhe dorëzimin e destrojerit krejtësisht iranian Dena në Marinën e Iranit në një të ardhme të afërt.

Sipas IRNA, Gjeneral Brigade Amir Hatami, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, të hënën gjatë ceremonisë përkujtimore të Javës së forcave vullnetare Basixh, e cila u mbajt në formën e një video konference, tha se Irani po përballej me sanksionet më të ashpra dhe më armiqësore në fushën e mbrojtjes. Gjatë kësaj periudhe, ne kemi dizajnuar dhe prodhuar pajisjet më efektive dhe më efikase të mbrojtjes, dhe në të ardhmen e afërt, destrojeri iranian "Dena", i cili është i ndryshëm nga destrojerët e të njëjtit brez për nga objektet, pajisjet dhe performanca, do t'i dorëzohet Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Ministri i Mbrojtjes i Iranit gjithashtu uroi javën e forcave vullnetare Basixh dhe tha: "Pas 4 dekadave të fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik, fidani fisnik  i forcave Basixh është bërë një pemë e madhe dhe e fuqishme".

 

Tags