Nëntor 24, 2020 08:04 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian kritikon sanksionet e njëanshme kundër pandemisë korona

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë kritikoi sanksionet e njëanshme dhe pasojat e tyre ndaj veprimeve të vendeve në zhvillim në përballje me pandeminë Korona.

Sipas IRNA, Kazem Gharibabadi të hënën në një fjalim në sesionin e 48-të të Këshillit të Zhvillimit Industrial të KB (UNIDO) tha se përgjigjja ndaj Koronës kërkon bashkëpunim dhe solidaritet global. Ai shtoi: "Ne vazhdojmë të shohim përdorimin e sanksioneve të njëanshme kundër vendeve, i cili është në kundërshtim të qartë me qëllimet dhe parimet e Kartës së KB, të drejtës ndërkombëtare, si dhe parimeve të shumanshmërisë dhe normave të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare". Gharibabadi vazhdoi: "Tani është një kohë jetike për bashkëpunim dhe komunikim jo vetëm në bazë të përgjegjësisë së përbashkët, por edhe përmes ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta vendimtare si një bashkësi ndërkombëtare. Ai e quajti luftën kundër kësaj epidemie një luftë globale." Duke shprehur shqetësim për pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të koronës në vendet në zhvillim, Gharibabadi theksoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) duhet të punojë me agjenci të tjera të KB për të siguruar kapacitetin dhe mundësitë e ofruara  dhe gjithashtu për të arritur qasjen në pajisjet e nevojshme për vendet në nevojë, si dhe prodhimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave.

Tags