Nëntor 24, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Nuk mund t’u besojmë faktorëve të huaj

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar se nuk mund t’u besohet të huajve dhe të shpresojmë se veprimet e tyre do të zgjidhin problemet e vendit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e martë në takim me krerët e tre institucioneve shtetërore dhe anëtarët e Këshillit për Koordinim Ekonomik, tha se sanksionet janë një realitet i hidhur dhe një krim i Amerikës dhe partnerëve të saj evropian kundër popullit të Iranit, ndërsa shtoi: “Ky krim ka shumë vite që po kryhet kundër popullit të Iranit, por në tre vitet e fundit është intensifikuar në përmasa më të mëdha”.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje rrugën e ngadhënjimit mbi sanksioneve dhe neutralizimin e ndikimit të tyre dhe tha: “Kjo rrugë në fillim të punës mund të jetë e vështirë dhe të shoqërohet me probleme, por me përpjekjen dhe iniciativën dhe qëndresën përball probleme, mund të ngadhënjejë mbi sanksione dhe pala tjetër të kuptojë se sanksionet nuk kanë efekt dhe gradualisht do të heqë dorë nga sanksionet”.

Ajetullah Khamenei duke theksuar se duhet llogaritur se veprimet e faktorëve të huaj nuk do të zgjidhin problemet e vendit, shtoi: “Ata të cilët kanë lidhur të gjitha shpresat në faktorët e huaj, në asnjë mënyrë nuk i kanë të qartë kushtet dhe rrethanat e brendshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të llogarisim në fjalët e tyre dhe nuk mund të hartojmë programet tona në bazë të premtimeve të faktorëve të huaj”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu vuri në dukje edhe pretendimet e kota të Trojkës Evropiane dhe tha: “Ata në kohën kur vetë kryejnë ndërhyrjet më të mëdha të gabuara në çështjet e rajonit, po i thonë Iranit që të mos ndërhyjë në çështjet e rajonit dhe në kohën kur Anglia dhe Franca posedojnë raketa bërthamore shkatërruese dhe Gjermania po ecën gjithashtu në këtë rrugë, po thonë se Republika Islamike e Iranit nuk duhet të ketë raketa!!!”.

Tags