Nëntor 24, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Vaksinat iraniane kundër Koronasë regjistrohen në OBSH

Sekretari i komitetit shkencor të shtabit kombëtar kundër pandemisë Korona në Iran ka njoftuar për regjistrimin e vaksinave iraniane kundër Korona në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Mostafa Ghane’i, sekretari i komitetit shkencor të shtabit kombëtar kundër pandemisë Korona në Iran, deklaroi: “Në Iran janë duke u prodhuar disa lloje të vaksinës kundër virusit Korona që disa prej tyre kanë kaluara fazën e testimeve në kafshë me suksese dhe disa të tjera janë duke e kaluar këtë fazë. Hulumtuesit iranianë kanë arritur të zhvillojnë teknologjinë e vaksinës kundër Koronas e cila po zhvillohet me disa metoda në botë dhe me të gjithë kapacitetin janë duke bërë përpjekje për prodhimin final të vaksinës. Sipas të gjitha gjasave, vaksina iraniane kundër virusit Korona deri në fillim të verës së vitit të ardhshëm do të ofrohet në treg dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve”.

Ndërkohë Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e kaluar ka deklaruar se katër kompani iraniane po veprojnë në prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona dhe shpresojmë që ditën e mërkurë të lëshohet leja dhe të aprovohet fillimi i testimit të këtyre vaksinave në njerëz.  

 

Tags