Irani zhvillon teknologjinë inteligjente për përpunimin e shafranit për herë të parë në botë
Një kompani iraniane me bazë shkencore ka ndërtuar sistemin inteligjent për përpunimin e lules së shafranit për herë të parë në botë dhe kështu ka bërë një hap shumë të madh dhe të rëndësishëm për mënjanimin e shitjes së shafranit të papërpunuar.
Kompania iraniane me bashkë shkencore “Huxhmand Vali” që punon në fushën e prodhimit të produkteve përkatëse me mekanizimin, automatizimin industrial dhe serting-ut, duke u mbështetur në teknologjitë e inteligjencës artificiale, robotik dhe kontrollit industrial, pas 4 vjet hulumtim dhe progres, ka arritur të prodhojë produktin e vet më të rëndësishëm, do të thotë “Sistemin Inteligjent për Përpunimin e Lules së Shafranit”.
Ky produkt është projektuar dhe ndërtuar plotësisht me kapacitet vendor për mënjanimin e një nevoje vendore dhe nuk ekziston asnjë model i huaj i ngjashëm me këtë sistem në botë dhe ky sistem është ndërtuar për herë të parë në Iran dhe ka filluar të funksionojë.