Nëntor 24, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Rusisë diskutojnë marrëveshjen bërthamore dhe konfliktin e Karabakut

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë midis çështjeve të tjera kanë shkëmbyer mendime në lidhje me konfliktin e Nagorni-Karabakut dhe rrethanat që lidhen me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov patën një telefonatë të Martën ku diskutuan gjithashtu angazhimin e Moskës dhe Teheranit për të siguruar kthimin e shpejtë të të gjithë pjesëmarrësve në respektimin e plotë të detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore dhe në Rezolutën 2231 të Kombeve të Bashkuara, e cila ratifikoi marrëveshjen. Situata në Siri, në Gjirin Persik, Jemen dhe Afganistan ishin midis çështjeve të tjera kryesore të diskutuara nga Zarif dhe Lavrov.

 

Tags