Nëntor 25, 2020 13:41 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Forcat Basixh janë kapital i madh për popullin e Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në përvjetorin e formimit të forcave vullnetare Basixh të Iranit, deklaroi se këto forca janë kapital dhe pasuri shumë e madhe për popullin e Iranit.

Sot, e mërkurë më 25 nëntor 2020 është përvjetori i formimit të organizatës së forcave bullnetare Basixh me urdhrin e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, me anë të një mesazhi publikuar ditën e mërkurë, deklaroi: “Forcat Basixh janë një kujtim i madh dhe i shkëlqyeshëm nga Imam Khomejni (ra) dhe janë simbol i fuqisë kombëtare dhe manifestim i sinqeritetit, vigjilencës dhe punës së palodhshme”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha: “Në mbrojtjen e vendit dhe pavarësisë dhe stabilitetit, në ofrimin e shërbimeve jetike në përmasa të gjera në nivel vendor, në aktivitetin e avancuar të shkencave dhe teknologjive moderne, në zhvillimin e vlerave dhe në krijimin e atmosferës spirituale; në të çdo vend përmendet emri Basixh dhe manifestohet prania e kësaj force popullore. Besimi, vendosmëri, vullneti, ndjenja e përgjegjësisë dhe vetëbesimi përbëjnë themelet kryesore të këtyre forcave. Këto në realitet janë vetë mirësitë e Zotit të cilat duhet ruajtur përgjithmonë duke e falënderuar Zotin e madhëruar. Forcat Basixh janë pasuri dhe kapital i madh për popullin e Iranit. Armiqtë e këtij populli sot dhe gjithmonë janë munduar dhe do të mundohet për ta shkatërruar këtë kapital”.

 

Tags