Nëntor 27, 2020 18:26 Europe/Tirane
  • Fizikanti i shquar iranian u martirizua nga terroristët në afërsi të Teheranit

Fizikanti i shquar iranian Mohsen Fakhrizadeh është vrarë në një sulm terrorist pranë kryeqytetit Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ai ishte sulmuar të Premten në një sulm shumëplanësh që përfshinte një shpërthim dhe zjarr të vogël nga një numër sulmuesish në qytetin Absard të Qarkut Damavand, Provinca Teheran. Sulmi synoi automjetin ku ndodhej Fakhrizadeh - i cili drejtonte Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit, tha agjencia Fars. Zyra e mediave e Ministrisë së Mbrojtjes tha se Fakhrizadeh "ishte plagosur rëndë gjatë përleshjeve midis ekipit të tij të sigurisë dhe terroristëve dhe u transferua në spital", ku ai humbi jetën prej plagëve të rënda. Agjencia Fars tha se 3-4 persona u vranë në të shtënat që pasuan shpërthimin, dhe të gjithë ishin terroristë. Emri i Fakhrizadeh u përmend në një prezantim në maj 2018 nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë të cilit ai përsëriti pretendimet e pabazuara në lidhje me programin bërthamor iranian. Netanjahu e përshkroi shkencëtarin si drejtorin e programit bërthamor të Iranit dhe tha: "Mos e harroni këtë emër, Fakhrizadeh". Regjimi i Tel Avivit ka bërë disa përpjekje gjatë viteve të fundit për të sabotuar punën e programit paqësor bërthamor të Teheranit. Regjimi sionist ka qenë prapa vrasjes së disa shkencëtarëve bërthamorë iranianë. Ai ka kryer gjithashtu sulme kibernetike në objektet bërthamore iraniane.

 

Tags