Nëntor 28, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Mesazhi me shkrim i Iranit për Këshillin e Sigurimit të KB lidhur me martirizimin e Fakhrizadeh

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara i ka dërguar një mesazh me shkrim Këshillit të Sigurimit duke theksuar se ka shenja serioze se regjimi sionist është përgjegjës për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian.

Grupi Ndërkombëtar i Agjencisë së Lajmeve Fars, Reuters njoftoi se Irani i kishte dërguar një mesazh me shkrim Këshillit të Sigurimit të KB duke theksuar se ka shenja dhe gjurme serioze se Izraeli ishte përgjegjës për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh. Sipas Al-Jazeera, Maxhid Takhtrevançi, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në këtë mesazh paralajmëroi në lidhje me veprimet e pamatura të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, veçanërisht gjatë periudhës së mbetur të presidencës së Donald Trump. Mesazhi gjithashtu thekson se Irani do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin e tij, si dhe interesat e tij dhe rezervon të drejtën për ta bërë këtë. Në letrën e tij, Takhtrevançi gjithashtu e quajti aktin një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një plan për të shkatërruar rajonin e Azisë Perëndimore dhe u bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KB për të dënuar këtë krim. Në letrën e tij, përfaqësuesi iranian në Kombet e Bashkuara gjithashtu iu referua shërbimeve të Dr. Mohsen Fakhrizadeh për të avancuar kitin e zbulimit të virusit korona dhe përpjekjeve të tij për të luftuar përhapjen e virusit. Më herët, Maxhid Takhtrevançi, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në New York, në një cicërimë pas vrasjes së dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh, Drejtor i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes shkroi: Terrorizmi i qartë qeveritar kundër shkencëtarit tonë, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe është kryer për të shkaktuar kërdi në rajonin tonë. Ai theksoi se ku akt duhet dënuar nga Këshilli i Sigurimit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Tags