Nëntor 28, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Vrasja e

Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura Iraniane, u martirizua dje në mbrëmje në një sulm terrorist në periferi të Teheranit.

Kjo nuk është hera e parë që një shkencëtar iranian ekzekutohet në një sulm terrorist. Duke pasur parasysh rastet e ngjashme të këtyre atentateve në vitet e mëparshme; Lindin dy pyetje themelore:

Para së gjithash; Cili është motivi dhe qëllimi i vrasjes së shkencëtarëve, veçanërisht elitave bërthamore të Republikës Islamike të Iranit?

Së dyti, vrasja e shkencëtarëve bërthamorë iranianë është planifikuar nga cilat qeveri dhe organizata terroriste dhe me çfarë elementësh?

Padyshim, një nga qëllimet e këtyre atentateve është të prishin rritjen dhe zhvillimin e Iranit në fushën shkencore të mbrojtjes dhe shkencën bërthamore. Personalitetet iraniane të vrarë ishin shkencëtarë dhe nuk përbënin asnjë kërcënim për vendet e tjera. Arsyeja e vetme për vrasjen e tyre ishte frika nga njohuritë e tyre dhe përparimi i kombit iranian. Dëshmori Fakhrizadeh është gjithashtu një nga shkencëtarët e shquar dhe një nga pesë personalitetet iraniane listës prej 500 njerëzve më të fuqishëm në botë të prezantuar nga revista amerikane Foreign Policy. Por në përgjigje të pyetjes së dytë, duhet thënë se agjentët e regjimit sionist kanë vrarë tashmë disa shkencëtarë bërthamorë iranianë. Vrasjet e Manouchehr Shahriari dhe Massoud Ali Mohammadi janë midis këtyre akteve terroriste. Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh është mbuluar gjithashtu nga qarqet e lajmeve nga i njëjti element. Rrjeti i lajmeve Al-Mejadin në një raport pas botimit të lajmit për vrasjen e një shkencëtari të shquar iranian thotë; Mediat sioniste, duke iu referuar përfshirjes së mundshme të Tel Avivit në atentat, i referohen dekalratve të fundit të Netanyahut që thotë; "Unë kam bërë shumë gjëra këtë javë por nuk mund të flas për të gjitha". Gazetari dhe analisti izraelit i sigurisë Ronen Bergman zbuloi në mars të vitit 2019 se Mossadi kishte identifikuar 15 shkencëtarë iranianë dhe kishte vënë në shënjestër gjashtë prej tyre, duke i ekzektuuar në mëngjes gjatë rrugës për në punë dhe duke vendosur bomba të bashkangjitura në makinat e tyre. Gazeta gjermane Der Spiegel gjithashtu pas martirizimit të Dariush Rezaian në një raport të saj shkroi; Vrasja e shkencëtarëve iranianë është vepër e Mossadit. Vendosja e emrave të disa shkencëtarëve të vrarë në raportet sekrete të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe qasja e organizatave sioniste në informacionin sekret të ANEA, Është një çështje tjetër e rëndësishme, që në atë kohë krijoi lidhja domethënëse midis këtyre rrymave dhe atentateve. "Vrasja e shkencëtarëve iranianë është një projekt i përbashkët midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara," shkroi analisti amerikan Seimour Hersh në një artikull të tij i cili shton; Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur prej kohësh një grup anëtarësh të MEK në shkretëtirën e Nevadas për të kryer operacione sabotimi dhe vrasjeje. Ndërsa vendet që pretendojnë se luftojnë terrorizmin me çdo mundësi dhe me akuza të trilluara dhe skenarë të ndryshëm përpiqen ta paraqesin Iranin gjoja si një autor të terrorizmit dhe pasigurisë, mbetet për t'u parë se si këto akte terroriste do të dënohen nga bashkësia ndërkombëtare. Armiqtë e kombit iranian kanë treguar se për të arritur qëllimet e tyre, ata nuk kanë kursyer as edhe ndonjë krim sic ishte vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods, i cili luajti një rol të madh në shkatërrimin e ISIS dhe luftimin e terrorizmit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite; Kjo ka vazhduar edhe me eliminimin fizik dhe vrasjen e shkencëtarëve iranianë, aktivë në fushën e shkencës dhe mbrojtjes. Këto krime patjetër që do të ndiqen penalisht dhe do të marrin përgjigje. Megjithëse humbja e elitave dhe shkencëtarëve si Mohsen Fakhrizadeh është një humbje për kombin iranian, por projektuesit e këtyre krimeve përsëri kanë bërë një gabim në përllogaritje, sepse zhvillimet shkencore janë institucionalizuar në Iran dhe rruga e këtyre martirëve sigurisht do të ndiqet me vendosmëri edhe më të fortë.

Tags