Nëntor 28, 2020 12:38 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei: Përndjekja dhe ndëshkimi i autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj dëshmorit Fakhrizade në krye të prioriteteve

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke dënuar atentatin terrorist ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade, theksoi: “Dy çështje të rëndësishme të gjitha organet shtetërore duhet t’i vendosin në krye të prioriteteve të tyre. E para është përndjekja dhe hetimi i këtij krimi dhe ndëshkimi i prerë i autorëve dhe urdhëruesve të këtij atentati terrorist dhe çështja tjetër është vazhdimi i punës shkencore dhe teknike të dëshmor Fakhrizade në të gjitha sektorët ku punonte ai”.

Përndjekja dhe ndëshkimi i prerë i autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade duhet të vendoset në krye të prioriteteve të organeve shtetërore përkatëse dhe me një përkushtim edhe më të madh duhet të vazhdohen përpjekjet dhe puna e tij shkencore në të gjitha sektorët.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në mesazhin e tij pas vrasjes së shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit dëshmor Mohsen Fakhrizade, ka thënë:

Shkencëtari i dalluar i energjisë atomike dhe sektorit të mbrojtjes zotëri Mohsen Fakhrizade është martirizuar nga terroristët mercenarë dhe kriminelë. Ky shkencëtar iranian i pashembullt ka sakrifikuar dhe dhuruar jetën e tij të shtrenjtë për të çuar përpara punët e mëdha shkencore dhe të pavdekshme të tij derisa u ngrit në pozitën e lartë të martirizimi dhe ky është shpërblimi i tij hyjnor.

Dy çështje të rëndësishme të gjitha organet shtetërore duhet t’i vendosin në krye të prioriteteve të tyre. E para është përndjekja dhe hetimi i këtij krimi dhe ndëshkimi i prerë i autorëve dhe urdhëruesve të këtij atentati terrorist dhe çështja tjetër është vazhdimi i punës shkencore dhe teknike të dëshmor Fakhrizade në të gjitha sektorët ku punonte ai.

Unë i shprehu ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së nderuar të tij dhe të gjithë komunitetit shkencor të vendit dhe bashkëpunëtorëve dhe studentëve të tij në sektorë të ndryshëm dhe e lus Zotin e madhëruar që ta shpërblejë atë me shkallën më të lartë të parajsë.

 

Tags