Nëntor 28, 2020 13:49 Europe/Tirane
  • Admiranl Khanzadi: Destrojeri “Dena” së shpejti do të bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për bashkimin e destrojerit “Dena” në janar të vitit 2021, me forcat detare të ushtrisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në konferencën për shtyp me rastin e Ditës së Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, deklaroi: “Gjatë ditëve të ardhshme do të ekspozohen edhe potenciale dhe kapacitete të tjera që tregojnë vetëmjaftueshmërinë vendore për prodhimin dhe ndërtimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit”.

Admiral Khanzadi duke thënë se destrojeri “Dena” i prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ky ishte një projekt i cili është realizuar me mbikëqyrjen dhe pjesëmarrjen e forcave detare, shtoi: “Destrojeri “Dena” është dosja e pestë e mjeteve lundruese me kapacitet hedhjen e raketave që gjatë viteve të kaluara katër mjete lundruese të tilla i janë bashkuar flotës veriore të forcave detare të ushtrisë së Iranit”.

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Anije luftarake raketa hedhëse “Zere” e cila ka kaluar të gjitha fazat testuese është një mjet lundrues shumë i shpejtë, me fuqi të madhe dhe me kapacitete të larta manovruese i cili gjithashtu së shpejti do t’i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Me bashkimin e destrojerit raketa hedhës “Zere” me forcat detare së bashku me mjetet e tjera lundruese të këtij lloji, do të krijohen kapacitete të reja të aftësisë, shpejtësisë dhe fuqisë mbrojtëse të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit që do të ekspozohen në flotën jugore”.

Tags