Nëntor 29, 2020 08:53 Europe/Tirane
  • Organizata e Energjisë Atomike e Iranit: Shkencëtarët bërthamorë vazhdojnë rrugën e fuqizimit të vendit me fuqi

Duke iu referuar përvjetorit të martirizimit të "Maxhid Shahriari", Organizata e Energjisë Atomike e Iranit theksoi: Shkencëtarët e industrisë bërthamore, bazuar në masat dhe strategjinë e Republikës Islamike të Iranit, vazhdojnë rrugën e fuqizimit të vendit me fuqi.

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit në një cicërimë të Shtunën tha: 29 Nëntori 2010 është një kujtesë e veprimit të turpshëm të armiqve të Republikës Islamike të Iranit në ekzekutimin e Dr. Maxhid Shahriari, teoricien dhe themelues i pasurimit i uraniumit në gradën 20% të industrisë bërthamore të Iranit. Në këtë cicërimë drejtuar arrogancës botërore, Organizata e Energjisë Atomike të Iranit theksoi: Shkencëtarët e industrisë bërthamore do të ndjekin rrugën e fuqizimit të këtij vendi me fuqi të dyfishtë bazuar në masat dhe strategjinë e Republikës Islamike të Iranit dhe bazuar në tre parimet e dinjitetit, mençurisë dhe përshtatshmërisë; Rruga e këtij dëshmori të madh (Dëshmorit Shahriari) dhe e dëshmorëve të tjerë të çmuar do të vazhdojë. Nga viti 2010 deri në 2012, armiqtë e kombit iranian vranë Mostafa Ahmadi Roshan, Massoud Ali Mohammadi, Maxhid Shahriari dhe Dariush Rezainezhad, elitat iraniane dhe ekspertë bërthamorë. Të Premten e kaluar, elementë të armatosur terroristë sulmuan dhe martirizuan makinën e Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura iraniane , që ishte një prej shkencëtarëve të mëdhenj të industrisë bërthamore.

Tags