Nëntor 30, 2020 13:10 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Asnjë krim, atentat terrorist ose veprim i marr nuk mbetet pa përgjigje

Ministri i mbrojtjes së Iranit ka thënë se asnjë krim, atentat terrorist ose veprim i marr ndaj popullit të Iranit, nuk do të mbetet pa përgjigje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, ditën e hënë në ceremoninë e varrimit të arkivolit të dëshmorit Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të shquar të energjisë atomike dhe të industrisë së mbrojtjes së Iranit, deklaroi: “Kriminelët duhet ta dinë se do të marrin përgjigje të prerë për krimin që kanë kryer”.

Gjeneral Hatami duke vlerësuar lartë veprimin e qeverive dhe popujve që kanë dënuar këtë veprim terrorist ndaj shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit, njëkohësisht ka paralajmëruar qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare të cilët kanë anashkaluar këtë krim duke thënë se mbështetja ndaj terroristëve i bënë më të guximshëm ata dhe në të ardhmen terrorizmi do t’i godasë vetë ata.

Vlen të theksohet se Mohsen Fakhrizade, kryetari i organizatës për hulumtime dhe novacione në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit dhe një prej shkencëtarëve të dalluar të energjisë atomike dhe një prej drejtuesve kryesor të projekteve për prodhimin e vaksinës iraniane kundër virusit Korona, të premten pasdite u martirizua si pasojë e një atentati terrorist në Teheran.

 

Tags