Nëntor 30, 2020 13:35 Europe/Tirane
  • Irani formon grupin hetues për përndjekjen e autorëve dhe urdhëruesve të atentatit ndaj dëshmorit Fakhrizade

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit ka theksuar formimin e një grupi special për hetimin dhe përndjekjen e autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj shkencëtarit të shquar të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit.

Sejed Ibrahim Ra’isi, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit, ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sistemit Gjyqësor të Iranit, deklaroi: “Dëshmor Mohsen Fakhrizade ishte një shkencëtar i dalluar i energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit dhe ishte një hero i vërtetë i neutralizimit të kërcënimeve dhe sanksioneve të armiqve në fushën e energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes. Prokurori i përgjithshëm i vendit me bashkëpunim me shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura, institucionin gjyqësor të forcave të armatosura, shërbimet inteligjente dhe të sigurisë, duhet të formojnë një grupi special për hetimin dhe përndjekjen e autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj Fakhrizade”.

Ra’isi gjithashtu ka thënë: “Shtetet perëndimore të cilat po bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje përball terrorit, në realitet po i japin dritën jeshile terroristëve për të vazhduar veprimet e tyre”.

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit tha: “Shërbimet inteligjente dhe të sigurisë të mos tregojnë hamendje as për një çast në identifikimin dhe shkatërrimin e rrjeteve të depërtimit të faktorëve të huaj në rajone të ndryshme të Iranit dhe në eliminimin e faktorëve të brendshëm që po i japin sinjale të komplotit armiqve, për arsye se armiku e njeh vetëm logjikën e forcës”.

Tags