Dhjetor 03, 2020 13:07 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia theksojnë mënjanimin e pengesave për bashkëpunimet bilaterale

Shefi i zyrës presidenciale të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i financave dhe arkës shtetërore të Turqisë kanë theksuar domosdoshmërinë për mënjanimin e pengesave në rrugën e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Vaezi, shefi i zyrës presidenciale të Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Lutfi Elvan, ministrin e ri të financave dhe arkës shtetërore të Turqisë, pasi e ka uruar atë për emërimin në këtë post, është shpreh optimist se bashkëpunimet e Teheranit dhe Ankarasë do të zgjerohen dhe zhvillohen në fusha të ndryshme.

shefi i zyrës presidenciale të Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje domosdoshmërinë për mbështetjen ndaj investimeve në sektorin privat, deklaroi: “Me përpjekjet e komisionit të përbashkët ekonomike, marrëdhëniet e Iranit dhe Turqisë mund dhe duhet të bëhen shembull të marrëdhënieve mes të vendeve fqinje dhe mike në rajon”.

Ministri i ri i financave dhe arkës shtetërore të Turqisë gjithashtu në këtë bisedë telefonike, deklaroi se Iranit është një vend mik dhe vëlla i Turqisë dhe marrëdhëniet mes të dy vendeve janë shumë të mira dhe në zhvillim e sipër. Ai shtoi: “Unë në përgjegjësinë e re do të bëj të gjitha përpjekjet për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare të Turqisë dhe Iranit. Me ndryshimin e rrethanave ndërkombëtare, janë krijuar rrethanat për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimeve tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve”.

Tags