Dhjetor 03, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Irani në programin 20 vjeçar planifikon prodhimin e 6 milionë fuçi naftë në ditë

Ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se në programin 20 vjeçar të Ministrisë së Naftës së Iranit është planifikuar rritja e prodhimit të naftës deri në 6.500.000 fuçive naftë në ditë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bizhen Zangene, ministri i naftës së Iranit, në mbledhjen e komitetit të ekspertëve të përbashkët të fushës së energjisë që u zhvillua me pjesëmarrjen edhe të një grupi të deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi: “Janë hartuar Dokumentet e tilla si dokumenti për zhvillimin e industrisë së petrokimisë, dokumenti i karburanteve të transportit të vendit, dokumenti për shfrytëzimin në nivel të duhur të rafinerive ekzistuese dhe dokumenti për prodhimin e naftës për ndërtimin e hekurudhave që përbëjnë planin e zhvillimit të industrisë së naftës së Iranit deri në vitin 2041”.

Ministri i naftës së Iranit u shpreh optimist: “Në bazë të këtij programi, Irani do të arrijnë në kapacitetin e prodhimit të 6.500.000 fuçi nafte në ditë deri në vitin 2041. Zhvillimi në industrinë e naftës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”.

Tags