Dhjetor 03, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Ministria e inteligjencës së Iranit identifikon individët e përfshirë në vrasjen e shkencëtarit bërthamor

Administrata iraniane njoftoi se Ministria e Inteligjencës e Iranit ka identifikuar individët e përfshirë në vrasjen e shkencëtarit të shquar bërthamor Mohsen Fakhrizadeh.

“Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare tashmë ka raportuar në lidhje me këtë. Ministria e Inteligjencës, përmes përpjekjeve të bëra, vuri re lëvizje të caktuara dhe ka identifikuar individët përkatës dhe të gjitha aspektet janë duke u hetuar, dhe kur hetimi të finalizohet, një përgjigje reciproke do të planifikohet”, tha zëdhënësi i Qeverisë iraniane Ali Rabiei në një intervistë me një program TV. Ai nuk dha detaje të tjera. Komentet e tij erdhën dy ditë pasi Ministri i Inteligjencës së Iranit Mahmud Alavi tha se forcat e sigurisë së vendit kishin gjetur shumë fakte të reja për vrasjen e Dr. Fakhrizadeh. Ministri i inteligjencës shtoi se ishte ende herët për të njoftuar detajet pasi hetimi ishte ende duke vazhduar, dhe theksoi se kombi iranian do të informohet për konkluzionet përfundimtare në kohën e duhur.

 

Tags