Dhjetor 03, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore nuk do të rinegociohet, SHBA duhet të respektojë Rezolutën e OKB

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ripohoi qëndrimin e Iranit se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore nuk është e hapur për rinegocim dhe se SHBA duhet të respektojë marrëveshjen dhe rezolutën e OKB që e ratifikoi atë.

Marrëveshja "nuk do të rinegociohet kurrë, pikë", tha Zarif të Enjten, duke iu drejtuar edicionit të 6-të të Dialogut Mesdhetar, Romë 2020. Duke kryer shkeljet ndaj marrëveshjes historike, administrata e Trump veproi si një "regjim mashtrues", theksoi Zarif. Ai këshilloi që SHBA t'i jepte fund "shkeljes së rëndë" të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB që ka miratuar marrëveshjen bërthamore, sepse Uashingtoni "ka dalë nga marrëveshja bërthamore, por nuk u largua nga Kombet e Bashkuara".“ Shtetet e Bashkuara ka detyrime dhe përgjegjësi si anëtar i OKB, si anëtar i Këshillit të Sigurimit. Dhe ka një Rezolutë 2231 të Këshillit të Sigurimit, të cilën Shtetet e Bashkuara duhet ta respektojnë," vuri në dukje diplomati i lartë iranian. Ai përsëriti se Teherani nuk do të negocionte diçka që është negociuar tashmë, duke shtuar se logjika origjinale e marrëveshjes "jep-dhe-merr" duhet të respektohet, në vend të një qëndrimi që bazohet në logjikë "njëra palë që kërkon dhe pala tjetër që jep. ” Zarif tha nëse Perëndimi, përkatësisht SHBA dhe aleatët e saj, këmbëngulnin në shkeljen e tyre të vazhdueshme të marrëveshjes, Irani do të vepronte në bazë të një vendimi parlamentar në pritje, që do të kufizonte aksesin e agjencisë bërthamore të OKB në objektet bërthamore të Republikës Islamike.

 

Tags