Dhjetor 04, 2020 12:12 Europe/Tirane
  • Iran, 347 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.016.835 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 347 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 49.695 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 13.341 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 1.016,835 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 347 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 49.695 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 708.106 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.824 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer rreth 6.300 mijë analiza  për diagnostikimin e virusit Korona”.

Tags