Dhjetor 04, 2020 14:40 Europe/Tirane
  • Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë në mënyrë të prerë vrasjen e elitave shkencore

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë ka kërkuar reagimin e prerë të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj vrasjes së shkencëtarit iranian të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ismail Baghaji Hamane, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë zyrës së OKB në Gjenevë, me anë të një letre dërguar drejtorit të përgjithshëm të OBSH, duke vë në dukje atentatin terrorist ndaj dëshmorit ohsen Fakhrizade, shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe të industrisë së mbrojtjes së Iranit, ka theksuar reagimin e prerë të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër vrasjes qytetare të elitës shkencore.

Ismail Baghaji Hamane duke vë në dukje kontributin e çmuar shkencor të këtij shkencëtari iranian në fushën e shëndetësisë dhe në prodhimin e llojit të parë të kitave për diagnostikimin e virusit Korona në Iran dhe gjithashtu drejtimin e projektit për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në Iran, deklaroi se atentati terrorist qyqar ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade është kryer në kuadër të vazhdimit të politikës së presionit maksimal kundër Iranit, ndërsa theksoi: “Heshtja dhe mosveprimi në përballje me këto atentate terroriste në asnjë mënyrë nuk është e lejuar, për arsye se kjo heshtje bëhet shkak për normalizimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla kriminale në rajone të ndryshme të botës”.

Ismail Baghaji Hamane gjithashtu duke dërguar letra të ndara për shefin e Komisionit të lartë për të drejta të njeriut, për kryetarin e Këshillit për të Drejtat të Njeriut dhe për vendet anëtare të organizatës NAM, ka theksuar nevojën e domosdoshme për një reagim të prerë të qarqeve ndërkombëtare ndaj këtij veprimi terrorist.

Tags