Janar 04, 2021 13:44 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Gjeneral Sulejmani i dha një jetë të re Frontit të Rezistencës

Asistenti special për çështje ndërkombëtar të Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi:  “Martir gjeneral Sulejmani ka arritur t’i japë një jetë të freskët Frontit të Rezistencës dhe veprimtaria e tij ka sjell rezultate dhe suksese të mëdha në luftën kundër sionistëve për rajonin”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtar të Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e hënë në ceremoninë e hapjes së konferencës së parë kombëtare me titull “Dimensionet teorike dhe praktike të Rezistencës” që u zhvillua në mënyrë virtuale, duke thënë se themeli i sigurisë është një element i ndërthurur dhe siguria rajonale mund të ushtrojë ndikim mbi sigurinë e Iranit, shtoi: “Siguria e rajonit dhe e Iranit është një prej strategjive më të mëdha të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe ishte një prej sukseseve të gjeneral Kasem Sulejmani që u realizuar me shumë sakrifica. Në kohën kur regjimi sionist shihte ëndërr për vazhdimin e pushtimeve nga Nili deri në Eufrat, gjeneral Kasem Sulejmani duke u vendosur në Frontin e Rezistencës, tregoi se sionizmi nuk do të ketë vend në botë”.

Asistenti special për çështje ndërkombëtar të Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit duke thënë se Fronti i Rezistencës e ka burgosur regjimin sionist në një burg të vogël të quajtur territoret e pushtuara të Palestinës, shtoi: “Palestina i përket popullit të vjetër, autokton dhe mysliman, të krishterë e hebrenj të Palestinës i cili ka rrënjë në këtë vend kurse sionizmi kriminel nuk ka vend në Palestinë”.

 

Tags