Janar 05, 2021 13:17 Europe/Tirane
  • Irani po ndjek me seriozitet përndjekjen dhe ndëshkimin e autorëve të krimit terrorist ndaj komandantit të rezistencës

Zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit deklaroi se përndjekja dhe ndëshkimi i autorëve të krimit terrorist ndaj komandantëve të rezistencës po ndiqet me seriozitet të madh.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Gholamhusejn Ismaili, zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, tha: “Gjaku i derdhur me pa të drejtë i martir gjeneral Kasem Sulejmani dhe martir Abu Mahdi Al-Muhendis kurrë nuk do të harrohet dhe kriminelët do të ndëshkohen sipas drejtësisë”.

Ismaili në lidhje me ndjekjen juridike dhe gjyqësore të dosjes së atentatit terrorist ndaj gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe rolin e Qeverisë së Gjermanisë në këtë atentat terrorist, deklaroi: “Dosja përkatëse me krimin terrorist që shkaktoi martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesve të tyre që nga dita e parë e kësaj ngjarje të hidhur është formuar në prokurorinë speciale për çështje ndërkombëtare të Teheranit dhe hetime gjithëpërfshirëse në lidhje me atentatin terrorist që shkaktoi martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani janë dërguar në vende të ndryshme. Disa vende kanë dërguar disa dëshmi dhe dokumente për Iranin dhe tani janë identifikuar secili prej 48 personave që ishin autorë kryesor të atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani duke përfshirë presidentin aktual të Amerikës e deri te komandantët dhe funksionarë të ndryshëm”.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Tags